Skip to content

100 km larg njëri-tjetrit, Rama dhe Berisha miting në të njëjtën datë në Itali

Rama Berisha

Edhe pse të premten nis zyrtarisht fushata elektorale, duket se liderët politik do të vazhdojnë mitingjet edhe me shqiptarët e diasporës.

Të dielën, Edi Rama dhe Sali Berisha do të mbajnë të dy miting me komunitetin shqiptar në Itali, por do të jenë rreth 100 km larg njëri tjetrit dhe mitingjet do i mbajnë vetëm me 1 orë distancë.

Më konkretisht, Edi Rama do të mbajë një miting në Milano të dielën në orën 15:00, ndërsa Berisha do të takojë shqiptarët e Brescias dhe mitingu i tij nis në orën 16:00.

Në këtë fushatë elektorale, të dy liderët politikë do të kërkojnë mbështetje nga diasporën, e cila voton për herë të parë dhe do të ketë një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje.

900 0 1744192702x490214683 1220056592823333 8101150851950989372 n 192 asdf