Teksa zgjedhjet e 11 Majit afrojnë, ethet e garës bëhen gjithnjë e më të forta.
Ish-kryetari i komunës së Dajçit, Rrok Rroku, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për deputet “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Edison Doçi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rrok Rroku, kërkon mbështetje për kandidatin për deputet të koalicionit “Aleanaca Për Shqipërinë Madhështore”, Edison Doçi!
“Të mbështesim kandidatin për deputet të koalicionit Për Shqipërinë Madhështore, Edison Doçi! Një zë i fuqishëm për ndryshimin, një përfaqësues me integritet, vizion dhe përkushtim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.
Koha për ndryshim ka ardhur — le të zgjedhim guximin, ndershmërinë dhe punën e palodhur”, shkruan Rrok Rroku në Facebook.