Kandidatja për deputete nën siglën e Partisë Mundësia, Barbara Doda, është shprehur se në këto zgjedhje, opozita nuk është më monopol.
Në studion e emisionit “Open” në News, ajo tha se “Fakti që ka një parti të re, që është e djathtë, që kërkon të bëjë opozitë të vërtetë dhe të ndershme, është lajmi më i mirë në këto zgjedhje.”.
Ndër të tjera Doda u shpreh se Partia Mundësia është formuar nga njerëz të ndershëm, të pa komprometuar dhe të pa kapur. Gjithashtu theksoi se transparenca financiare është diçka që partitë e tjera nuk e kanë.
Doda: Jam bashkëthemeluese e Partisë Mundësia dhe këto janë zgjedhjet e para për ne. Mendoj se situate në terren është shumë pozitive. Në fillim isha shumë skeptike. Krijuam një parti të re nga hici. Kam patur ditë që kam pasur dyshime shumë të mëdha, por tereni mi ka hequr. Po bëjmë punë të duhur.
Ka një lajm të mirë në këto zgjedhje. Opozita nuk është më monopol. Fakti që ka një parti të re, që është e djathtë, që kërkon të bëjë opozitë të vërtetë dhe të ndershme, është lajmi më i mirë në këto zgjedhje.
Nëse në çdo zgjedhje njerëzit nuk kanë ditur, ku të shkojnë, kë të zgjedhin dhe kanë parë politikën në 30-vjeçare të jetë e njëjtë, tashmë ata kanë një mundësi.
Partia jonë është formuar nga njerëz të ndershëm, të pa komprometuar dhe të pa kapur. Nëse partitë do kishin qenë të ndershme do kishin qenë shumë përpara. Kur ti ke paratë e shqiptarëve në duart e tua, është ndershmëria që e ndan. Nëse je i ndershëm i shpërndan, por nëse nuk je i mban. Ka vetëm një mënyrë që njerëzit pasurohen nga shteti, duke vjedhur. Të gjithë ata politikë që kanë hyrë të varfër dhe dalin të pasur, kanë vjedhur.
Pasuria shumë njerëzve u jep liri. Liria që Agroni ka si kryetar partie, është se nuk varet nga njerëz të tjerë. Transparenca financiare është diçka që partitë e tjera nuk e kanë. Paraja i ka dhënë lirinë, e ka bërë të pakapshëm nga njerëzit e tjerë. Nuk ka dyshime për pasurinë e Agronit.
Ne nuk kemi qenë ndonjëherë në pushtet, por ka shumë mënyra për të qenë të pandershëm në Shqipëri. Edhe pa qenë në pushtet, njeriu provohet.