Kryeministri Edi Rama, në serinë “Sy m’sy” ku zhvillon bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale, është shprehur se që me ardhjen e PS në pushtet, paga mesatare është rritur dy herë e gjysmë.
Më tej ai tha se në 2024 u mbyll viti sipas INSTAT, me një pagë mesatare 1000 euro dhe sipas tij, është shumë e qartë që në vitin 2030 paga mesatar do të jetë 1230 euro në sektin publik.
“Jemi në kushtet ku pagën mesatare e kemi rritur me shumë se 2 herë e gjysmë. Jemi në këto shifra, dhe arsyeja pse ne vonohemi masivisht është se kur i them gjerat atje në realitet, janë njerëzit që ato gjëra i kanë të prekshme”, tha ai.
Po ashtu, kryeministri shtoi se në qershor qeveria do u përcjell kompanive vendimin qe paga minimale do të bëhet 500 euro janarin e ardhshëm.
Edi Rama: Nëse ka një gjë që është shumë evidente është pikërisht rritja e pagave në vend që ka impaktuar edhe rritjen e pagave ne sektorin privat, ku sot ne kemi një pagë mesatare te kombinuar me sektorin publik-privat, 830 euro.
Ndërkohë, kur ne morëm detyrën paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro, ndërkohë që në 2024 u mbyll viti sipas INSTAT me një pagë mesatare 1000 euro.
Është shumë e qartë që në vitin 2030 paga mesatar do të jetë 1230 euro në sektin publik. Jemi në kushtet ku pagën mesatare e kemi rritur me shumë se 2 herë e gjysmë. Jemi në këto shifra, dhe arsyeja pse ne vonohemi masivit është se kur i them gjerat atje në realitet, janë njerëzit që ato gjëra i kanë të prekshme.
Kur them që paga minimale ishte 157 euro, sot është 400 euro, ata që e kanë pagën minimale, e dinë se çfarë flas. Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin qe paga minimale do të bëhet 500 euro janarin e ardhshëm, njerëzit e dinë.