Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë komunikimit në rubrikën “Sy m’Sy”, Rama shpreh se kryeministri britanik ka kërkuar vetë që të vijë në vendin tonë para Samitit që do të mbahet me 16 maj.
Rama: Vetëm të shohësh referimin që i bëhet Shqipërisë në arenët ndërkombëtarë sot. Sa e sa krerë shtetesh kanë ardhur për hërë të parë në Shqiupëri. Pas një muaji do të vijë në vizitën e parë zyrtare, e ka kërkuar të vijë përpara samitit kryeministri britanik. Asnjëherë asnjë kryeministër britanik nuk ka ardhur në Shqipëri për vizitë zyrtare. Vetëm njëherë Tony Blair per te shkuar ne Kukes, por nuk ishte vizitë bilaterale. Herë e para që zbriti nje president i Francës dhe do te vije serish. Pse kanë ardhur dhe vijnë ngaqë ky vend po vdes për bukë? Ngaqe ky vend është narkoshtet?!