Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do ta vizitojë sot Kosovën, ku pritet të takohet me shefat e grupeve parlamentare politike. 

Mësohet se vizita e Begajt në Kosovë të do zgjasë dy ditë. Sipas mediave, Begaj do të jetë në Gjilan nga ora 13:30 ku pritet të takohet me kryetarin e komunës Alban Hyseni. Më pas do të ketë takime me shefat e grupeve parlamentare.

Po ashtu do të ketë një bashkëbisedim me personalitete të qytetit të Gjilanit, përfshirë të dënuar politikë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shkrimtarë e artistë.

Policia e Kosovës ka njoftuar po ashtu për vizitën e presidentit të Shqipërisë dhe ka bërë të ditur se do të ketë ndërprerje të shkurta të qarkullimit rrugor në disa segmente, nga pika kufitare në Vërmicë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Vërmicë si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës në rajonet e Kosovës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko