Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu referua dy seancave dëgjimore në Këshillin e Evropës ku është diskutuar për Shqipërinë dhe për zgjedhjet e 11 majit.

Në një komunikim për mediat nga selia blu, kryedemokrati Berisha  u shpreh se në PE u zhvillua një seancë që sipas tij “është e rrallë” dhe se qeveria shqiptari mori goditjen më të rëndë.

“Evropa është e vendosur ti japë atë që meriton atyre që kërkojnë ti privojnë shqiptarët nga e drejta e votës së lirë dhe tentojnë ti kontrollojnë atyre vullnetin. Ky është një ogur i bardhë për cdo shqiptar dhe për opozitën shqiptare”, tha Sali Berisha.

Berisha: Kjo javë  ishte e paprecedente në 34 vite udhëtim të PD. Këtë javë narkodiktatura e Shqipërisë, e Edi Ramës mori goditjen më të rëndë në tempujt e demokracisë evropiane me dy seancat dëgjimore, në dy tempujt më të mëdhenj të demokracisë në Evropë, të parlamentarizmit në Evropë. Kurrë në 34 vite nuk ka ndodhur asnjëherë dhe për asnjë vend që në një jave të mbahen dy seanca të një rëndësie të veçantë, të kushtuara të të njëjtit vend, në KiE dhe grupet parlamentare të PPE dhe evropianëve konservatorë dhe dje në një seancë tjetër kushtuar po Shqipërisë, kushtuar po të njëjtave probleme në komisionin e jashtëm parlamentar. Këto zhvillime ta pashembullta për një vend, në një hark kohor 3 ditor dëshmojnë interesin e madh dhe absolut të këtyre institucioneve kryesore të lirive, të drejtave njerëzore, zgjedhjeve të lira dhe sigurisë në BE. Për narkoshtetin po bien kambanat, kjo është e vërteta e këtyre dy sesioneve të jashtëzakonshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko