Skip to content

Sa mandate do të sigurojë PD-ja në zgjedhjet e 11 Majit? Përgjigjet Berisha: S’jam profet, por…

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, teksa tha se nuk ka bërë parashikime se sa mandate mund të sigurojë partia e tij.

I pyetur nga gazetarët se sa mandate mund të fitojë PD, Berisha u përgjigj shkurtimisht se nuk jep kurrë përqindje dhe numra.

Ai theksoi se “nuk kam profet”, dhe se po sigurohet të marrë mbështetje madhore, sipas Berishës për fitoren 11 Majit

“Siç e kam theksuar nuk jap kurrë përqindje e numra nuk jam profet dhe nuk marr rolin e profetit. Po mundohem të siguroj mbështetje madhore për fitoren 11 Majit”, tha Sali Berisha.

“”