Gjatë takimit në kabinetin e tij qeveritar, duke folur për tarifat, presidenti Donald Trump, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, të cilët kërkojnë të dinë se cilat janë hapat e tij të ardhshëm për Kinën.

Trump tha se do të shohin se çfarë mund të ndodhë me Kinën, teksa u shpreh i hapur për negociata.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë me Kinën. Do të donim të ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje. Ata me të vërtetë kanë përfituar nga vendi ynë për një periudhë të gjatë kohore. Ata na kanë grabitur.

Gjithçka që po bëjmë është ta kthejmë atë në formë. Jemi duke e rivendosur tabelën dhe jam i sigurt se do të jemi në gjendje të shkojmë shumë mirë.

Kam respekt të madh për presidentin Xi. Ai ka qenë, në kuptimin e vërtetë, një mik i imi për një periudhë të gjatë kohore.

Mendoj se ne do të përfundojmë duke punuar për diçka që është shumë e mirë për të dy vendet. Unë e pres me padurim atë”, tha Trump.

Ndërs anë lidhje me Bashkimin Europian, Trump vlerësoi se blloku ka qenë i ashpër, por ka vepruar me zgjuarsi, duke thënë se ata vendosën të “përmbahen pak” me hakmarrjen e tyre pasi panë sesi Trump e trajtoi Kinën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko