Skip to content

Tensioni: Pence paralajmëroi Turqinë: ose ne, ose S-400

s400 epa22

Zv/presidenti amerikan Mike Pence paralajmëroi edhë njëherë Turqinë mbi blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore ruse S-400, duke vijuar presionin mbi vendin e Euro-Azisë që të tërhiqet nga ky akt, të cilin Uashington konsideron si një kërcënim, sipas Reuters.

“Turqia duhet të zgjedhë nëse dëshiron të mbetet një aleat i aleancës më të suksesshme ushtarake në histori, ose dqë vendimet e saj të pamatura të rrezikojnë partneritetin tonë”, tha Pence.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut – NATO kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se Ankaraja zyrtare se S-400 nuk mund të integrohen në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s dhe se blerja e këtij sistemi rrezikon shanset për realizimin e blerjes së avionëve luftarakë amerikanë F-35 .

Pretendohet se SHBA mund të vendosë deri dhe sanksione ndaj Turqisë për shkak të vendimit të saj për blerjen e S-400.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu tha se vendi i tij nuk do të heqë dorë kjo blerje.

Para mbledhjes së ministrave të NATO-s në Uashington, ai tha se Turqia nuk mund të detyrohet të zgjedhë midis Perëndimit dhe Rusisë, duke paralajmëruar se një shembull i konfliktit në Ukrainë tregon se ku mund të çojë kjo.

“Blerja e S-400 është punë e kryer”, tha kreu i diplomacisë turke në Uashington.

Këtë javë, Departamenti i Shtetit i SHBA pezulloi marrjen e pjesëve për F-35 nga Turqia, e cila prodhon kabinat dhe sistemet e drejtimit për këtë linjë avionësh luftarakë.