“Kthejeni vajzën tonë Ilaria dhe ne do të pranojmë faljen”, i kanë kthyer përgjigje Flamur dhe Gëzime Sula vrasësit të së bijës, Mark Samson pas letrës ku 23-vjeçari u kërkonte familje për krimin e tyre.

Mark Samson, i cili i mbyllur në një qeli në Rebibbia për vrasjen dhe fshehjen e trupit të ish të dashurës së tij Ilaria Sula, i shkroi një letër për t’i kërkuar falje familjes së viktimës ku shprehej se ishte gati të paguante për mëkatin e tij.

Raportohet se familja shqiptare, që jeton në Terni, është tronditur nga ky lajm. Giuseppe Sforza, avokati i familjes shqiptare, deklaroi se pas letrës prindërt e Ilarias janë shprehur: “Më thanë se nuk do të pranojnë asnjë justifikim”.

LEXONI EDHE: “Dua t’i kërkoj falje Ilarias”- M*sakroi 22-vjeçaren shqiptare dhe trupin e futi në valixhe, Mark Simson letër ndjese prindërve të viktimës: Kreva një krim mizor… Ja çfarë shkruhet

 

“Është një dhimbje e dytë për ta. Ndonjëherë heshtja është zgjidhja më e mirë. Përballë asaj që bëri, të paktën duhet të ishte përpjekur të respektonte familjen e Ilarisë”, deklaroi avokati.

Asnjë respekt për babin Flamur që pasi i tha për herë të fundit lamtumirën e fundit Ilarisë së tij, me zemër të thyer, pëshpëriti disa fjalë: “Vajza ime nuk e meritonte këtë fund, ishte një vajzë e artë, ishte një engjëll. Nuk e di, kush e ka bërë ka qenë shumë trim. Vajza ime nuk ishte objekt, nuk ishte një palë këpucë, nuk ishte një xhup, nuk duhej hedhur kështu. Ai duhet të kalbet në burg gjithë jetën”.

LEXONI EDHE: Vrasja m*kabre e Ilaria Sulës, zbulohen gjurmë ADN-je të një mashkulli në valixhen ku u fut trupi i pajetë i 22-vjeçares! Çfarë është zbuluar nga hetimet dhe cili dyshohet se është roli i babai të autorit

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko