Skip to content

Panama Papers: mblidhen 1.2 miliardë dollarë taksa të shmangura

panama.papers.mossack.fonseca.epa 1

Tre vjet pas zbulimit të skandalit të Panama Papers, 22 vende kanë arritur të mbledhin 1.2 miliardë dollarë taksa të shmangura deri më sot, njoftoi një konsorcium i gazetarëve investigativë.

Shumica vjen nga Thesari Britanik, 252 milionë dollarë, Gjermania 183 milionë dollarë dhe Franca 149 milionë dollarë.

Shuma e përgjithshme ka gjasa të rritet, tha në një deklaratë Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigues – ICIJ.

Zbulimi i skandalit lejoi qeveritë që mbledhin para të fshehura, por gjithashtu solli dhe një ndryshim afatgjatë në sjelljen dhe pikëpamjet e qytetarëve – përfundoi ICIJ.

Mediat ndërkombëtare arritën të zbulonin  një sistem të madh të evazionit fiskal të drejtuar nga firma ligjore e Panama-së, Mossack Fonseca.

Pastaj, për tre vjet, gjykatat e disa vendeve i trajtuan këto mashtrime.

Njëqind gazeta morën pjesë në një sondazh që zbuloi se parajsa të taksave u përdor nga 140 politikanë, futbollistë dhe miliarderë, gjë që tronditi publikun botëror.