Skip to content

Ambasada Amerikane ndez dritën jeshile: Klima më e favorshme investimi mund të sjellë prani më të madhe të SHBA-së në Shqipëri

ambasada amerikane 1536x1025 1

Engarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim frytdhënës me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë.

“Ne vlerësojmë mbrojtjen e Dhomës Amerikane në emër të bizneseve amerikane” – shkruan Ambasada Amerikane në rjetet sociale.