Skip to content

Rezultati i ngushtë, Stambolli “hap kutitë”

h 55100848

Komisioni i Lartë Zgjedhor i Turqisë ka vendosur për një ri-numërim të votave në tetë nga 39 minibashki të Stambollit, pas numërimit fillestar të votave ku kandidati i opozitës doli me një avantazh shumë të ngushtë.

AKP, parti e presidentit Erdogan, ka parashtruar ankesë ndaj rezultateve të zgjedhjeve në të gjitha minibashkitë e Stambollit dhe kryeqytetin Ankara, pasi që të dyja rezultuantë humbura paraprakisht.

Këto rezultatet e zgjedhjeve mund të komplikojnë planet e Erdoganit për të shpëtuar ekonominë nga rrëshqitje në recesion, thekson Reuters.

Kreu i Komisionit të Lartë Zgjedhor tha të mërkurën se numërimi i ri i votave u miratua në tetë minibashki të Stambollit.

Në Stamboll, kandidati i CHP-së, partisë kryesore të opozitës, Ekrem Imamoglu morri 25.000 vota më shumë se rivali i AKP-së, ish-kryeministri  Binali Yildirim.

Stambolli ka 15 milionë banorë, sipas të dhënave zyrtare.

AKP apeloi pasi ajo tha se do të përdorë të drejtën e saj për të kundërshtuar në qoftë se dyshon që votimi ishte i parregullt, duke shtuar se gabimet në lidhje me fletët e votimit e shkaktuan këtë rezultat.