Skip to content

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim Spitalin Amerikan të Klod Allajbeut

KlodIan Allajbeu

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur nën hetim paraprak American Hospital SHA dhe International Hospital SHA, në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, për shkak të dyshimeve për shkelje të ligjit përmes ofrimit të shërbimeve ekskluzive.

Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur ditën e djeshme, (9 Prill), pasi Komisioni i Konkurrencës ka marrë në shqyrtim raportin e monitorimit në tregun e shërbimit spitalor. Raportohet se hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024.

“Gjatë procedurës së monitorimit, është konstatuar pozita dominuese e ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA (shoqëri e bashkuar me përthithje nga American Hospital SHA), në kuptim të nenit 8 të Ligjit nr. 9121/2003. Gjithashtu, nga të dhëna paraprake, është konstatuar se në lidhje me disa shërbime të caktuara dhe ekskluzive këto ndërmarrje mund të jenë objekt vlerësimi sipas nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003.” – thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Bizneset e Klodian Allajbeut njihen si përfituesit e disa prej kontratave koncesionare miliona euro të shëndetësisë, të cilat konsiderohen si afera korruptive siç janë koncesionit të i laboratorëve dhe i Hemodializës.

Gjithashtu, emri i tij u shfaq edhe në dosjen e Erion Veliajt, ku kanë udhëtuar së bashku në drejtim të Kinës, por prokurorët nuk e kanë marrë ende përgjigjen se kush i ka mbuluar shpenzimet për këtë udhëtim.

Klodian Allajbeu është nën hetim edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pasi akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë pastruar para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës.

Njoftimi:

“Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim parapak American Hospital SHA dhe International Hospital SHA në tregun e shërbimit spitalor”.

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 09.04.2025, mori në shqyrtim raportin e monitorimit në tregun e shërbimit spitalor.

Në kuadër të Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës realizoi procedurën e monitorimit në tregun e shërbimit spitalor. Gjatë procedurës së monitorimit, është konstatuar pozita dominuese e ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA (shoqëri e bashkuar me përthithje nga American Hospital SHA), në kuptim të nenit 8 të Ligjit nr. 9121/2003.

Gjithashtu, nga të dhëna paraprake, është konstatuar se në lidhje me disa shërbime të caktuara dhe ekskluzive këto ndërmarrje mund të jenë objekt vlerësimi sipas nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1173, datë 09.04.2025, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA në tregun e shërbimit spitalor. Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës

65cfb3c1a5047d8073ba3f5031a13696

71169c7cbc832ee378e48e1e9467bfa9

4709e69425c66f6594aa076faeb392c3

546db05940dc7e6fbc233574dec6cdb6