Skip to content

PAMJET/ Përfshihet nga flakët e zjarrit një makinë “Range Rover”, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse!

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen Dunavat të Gjirokastrës.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një mjet tip Range Rover, ku zjarri ka shkaktuar dëme materiale, kryesisht në pjesën e motorit.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti një automjet zjarrfikës me tre efektivë, të cilët ndërhynë në kohë duke hedhur ujë për izolimin e flakëve dhe më pas shuarjen e plotë të zjarrit.

Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar

“”