Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për trafikim të armëve të zjarrit.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe shoku i tij, një 24-vjeçar, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit, pasi ai shoqëronte të akuzuarin për trafikim të armëve.

” Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend 1”.

Si rezultat e të cilit arrestuan shtetasit D. N., 21 vjeç dhe A. S., 24 vjeç, të dy banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik të 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë”, njoftojnë uniformat blu.

Njoftimi i policisë  

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar”Suspend 1”.

Goditet një tjetër rast i trafikimit të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, vihet në pranga 21-vjeçari.

Në pranga dhe një 24-vjeçar për moskallëzim krimi, i cili shoqëronte 21-vjeçarin.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend 1”.

Si rezultat e të cilit arrestuan shtetasit D. N., 21 vjeç dhe A. S., 24 vjeç, të dy banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik të 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.c

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko