Skip to content

Degjeneron protesta e opozitës, grushte mes protestuesve

Subscribe

Protestuesit e opozitës janë përplasur me policinë duke u përpjekur që të çajnë korodonin dhe të hyjnë drejt Parlamentit.

 

Prej disa minutash protestuesit mes të cilëve dhe shumë ish-deputet janë shtyrë me kordonin e policisë si dhe kane hedhur gure e kapsolla ne drejtim te ketyre te fundit.

 

Por gjatë këtij momenti protesta ka degjeneruar dhe protestuesit janë përplasur me njëri-tjetrin.

 

Një grup protestuesish kanë goditur me grushta një person tjetër i cili ndodhej në protestën e opozitës duke e larguar atë nga protesta.

 

Personi i goditur sipas nje grupi protestuesish, pretendohet te jete i inflirtruar nga policia.

 

Ndersa nje pjese tjeter e protestuesve e ka mohuar nje gje te tille duke theksuar se ai eshte protestues i opozites i ardhur nga Elbasani.