Skip to content

Aksident në Unazën e Re të Tiranës, 1 i vdekur

1742054073 ambulance

Tiranë-Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Unazën e Re të Tiranës.

Burime për Mediat informojnë se një person ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasja L. S. dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.