Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në Facebook, në rubrikën “Sy më Sy”.
I pyetur nga ndjekësit se pse po merret kaq shumë me kreun e PD Sali Berisha dhe Lulzim Bashën, Rama tha se në periudhën e fushatës elektorale është normale që ai t’i komentojë ata.
“Jemi në një fazë ku duhet të marrim një vendim të gjithë së bashku. As nuk i kam përmend as jam marrë me ata , por do merren më ata içik se kemi zgjedhje si thua tani ti, edhe me 7 herë 7 do merrem se e kam zemër”, tha Rama.
Në një tjetër koment, ndjekësi e pyet Ramën me ironi se pse ai flet kaq shumë.
Rama u përgjigj duke thënë: “Unë flas, sepse unë nuk jam zgjedhur të punoj me kazmë, jam zgjedhur që të udhëheq të dëgjoj, analizoj, studioj, që të debatoj dhe patjetër që të komunikoj, të përpiqem të kuptoj dhe të më kuptojnë.”