Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani duke e konsideruar si një burrë të zotin, me integritet dhe të ndershëm. 

Por, theksoi Rama, drejtuesi i SPAK, ka qenë prokuror prej vitesh dhe nuk thirri në organin e akuzës ndonjë njeri me pushtet, duke shtuar se “nuk kishte shpatën e drejtësisë”.

“Altin Dumani është një burrë i zoti, i ndershëm, me integritet, prej shumë vitesh në sistem. Aty ishte prokuror, kishte thirrur ndonjë njeri me pushtet dhe ti thoshte hajde këtu, kishe parë ndonjëherë njerëz të veshur me pushtet të parakalonin para Prokurorisë? Me të gjitha kamerat aty si në Festivalin e Kanës? Nga erdhi nga Hëna:? Një prokuror këtu në Tiranë me vite e vite të tëra por nuk kishte shpatën. Shpata ishte këtu, në këtë zyrë.

Altin Dumani, po e sjell si shembull që drejtues i SPAK që nuk i kanë lënë rob shtëpie dhe nuk i kanë lënë gjë pa i thënë për turpin e tyre dhe ka gjithë solidaritetin tonë, dhe flet ti bashkë me Lulin, se bufi thotë do e shkrij SPAK më 12 Maj por bufi do të jetë u shkrirë në lotët e kënetë për atë që do të ndodhë, kur të fillojnë të hapen kutitë dhe të dal Noc Rroku aty, për bufin dhe të gjithë kua kua kuatë”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko