Dashnor Sula, i cili hoqi dorë nga gara për deputet në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook përmes të cilit tregon mbështetjen e tij për SPAK.
Sula thotë se SPAK është gjëja m e mirë qe ka për momentin vendi ynë.
Sipas Sulës ky institucion do duhej ta kishte opozitën, mbështetjen më të madhe, por fatkeqësisht kjo nuk po ndodh.
“Ja pse SPAK-istet ishin problem ne listen e kandidateve per deputet te PD.
3-Muaj me pare SPAK nuk e kishte arrestuar Erion Veliajn dhe ne ate kohe opozita deklaronte pro mundesise se rikandidimit te prokuroreve te SPAK. Tani ka nje ngjarje madhore ne favor, arrestimi i kryebashkiakut te Tiranes por cuditerisht opozita del kunder.
Çmund te mendosh ne kete situate? Ku fle lepuri?!
SPAK eshte gjeja me e mire qe ka per momentin vendi yne. Ky institucion do duhej ta kishte opoziten, mbeshtetjen me te madhe por fatkeqësisht kjo nuk po ndodh”, shkruan Dashnor Sula në Facebook.