Ka rënë në prangat e policisë 35-vjeçari që përplasi për vdekje këmbësoren në degëzimin e Babrroit në Tiranë.
Ditën e djeshme, në degëzimin e rrugës së Babrroit, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetaset L. M., 72 vjeçe dhe H. M., 66 vjeçe, të cilat po kalonin trafikndarësen.
Nga përplasja ka humbur jetën 72-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve
“R. Q., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në degëzimin e rrugës së Babrroit, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetaset L. M., 72 vjeçe dhe H. M., 66 vjeçe, të cilat po kalonin trafikndarësen. Nga përplasja ka humbur jetën 72-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.