Seanca gjyqësore mes biznesmenes Vila Nushi dhe deputetes demokrate Albana Vokshi është shtyrë.

Vokshi, e cila është paditur nga Nushi për shpifje, para mediave ka paraqitur provat që sipas saj, provojnë akuzat e ngritura ndaj biznesmenes.

Deputetja deklaroi se “Vilma Nushi kishte kontratë për ndërtimin e 20 laboratorëve me akses publik, dhe të gjithë qytetarët të kishin akses të afërt për analizat. Janë ndërtuar 3 në pronën e saj private pa akses publiku që nuk i mbetet asgjë publikut.”

Ndër të tjera tha se abuzimi për një analizë është më shumë se 11 mijë lekë.

Vokshi: I është dhënë një koncesion që ka abuzime në çdo hap. Jam këtu, meqë nuk më lanë të jepja provat që kisha përgatitur sepse prokurori kërkoi që të ndërpritej seanca sepse kishte çështje më të rëndësishme se kjo që ka interes publik, jam këtu për t’ju vërtetuar kush është shëndetësia falas.

Një nga provat që kisha sot me vete që dëshmon abuzimin marramendës të kontratës së Check Up.

Vilma Nushi kishte kontratë për ndërtimin e 20 laboratorëve me akses publik, dhe të gjithë qytetarët të kishin akses të afërt për analizat. Janë ndërtuar 3 në pronën e saj private pa akses publiku që nuk i mbetet asgjë publikut pas 10 vitesh kur mbaron kontrata.

10 laboratorë i ka nënkontraktuar që është shkelje e kontratës. I përdorte këto laboratorët duke u dhënë 500 mijë lekë të vjetra në muaj.

Dhe u ka thënë që për çdo analiza do t’u jap 600 lekë, 740 me TVSH. E dini sa paguhet Vilma për një komplet analizash? Merr nga shteti 18 840 lekë. Imagjinoi abuzimin për një analizë, më shumë se 11 mijë lekë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko