Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka njoftuar zhvillimin e një takimi me diasporën shqiptare në Selanik.

Sipas njoftimit të PD, takimi me shqiptarët e Greqisë do të mbahet më 27 prill, në orën 11:00, në Selanikut, ku do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i PD-së, Sali Berisha.

“Ky takim ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, si dhe prezantimin e programit të Shqipërisë Madhështore”, njofton PD.

Njoftimi i PD-ASHM

Të dielën, më 27 prill, në orën 11:00, ‘Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ do të organizojë një takim me Diasporën shqiptare në qytetin e Selanikut. Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, ku do të prezantojë edhe programin e Shqipërisë Madhështore për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Ky takim synon të forcojë lidhjet me bashkatdhetarët jashtë vendit dhe të dëgjojë nga afër shqetësimet dhe propozimet e tyre për të ardhmen e Shqipërisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko