Diplomati Agim Nesho ka komentuar hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, duke mos kursyer kritikat ndaj mënyrës së organizimit dhe imazhit që po ndërtohet rreth kryeministrit Edi Rama.

Sipas Neshos, performanca e politikanëve të PS-së ngjante më shumë me një spektakël sesa me një tubim politik serioz.

“Politikanët e PS kërcyen si ariu në cirk,” tha ai me ironi. Ai shtoi se fushata kishte mangësi dhe se theksi i saj ishte fokusuar kryesisht mbi liderin e partisë.

“Edi Ramën e duartrokitën, duke treguar një kult personaliteti të ri që po ngrihet. Do shkojmë me Edi Ramën në Europë, që vetëm Rama na paska rëndësi,” theksoi diplomati. Edhe pse pranoi talentin e kryeministrit, Nesho e kritikoi simbolikën që ai përdori në paraqitjen e tij publike, duke e krahasuar me imazhet politike të liderëve autoritarë në Amerikën Latine: “Mbante një yll që ngjante si në Venezuelë. Chavez dhe Maduro dalin kështu si doli kryeministri,” përfundoi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko