Zbardhen emrat e tre personave të arrestuar pas përplasjes pasditën e së martës mes të afërmve të Agron Kapllanajt dhe agjentëve të BKH-së, si edhe forcave operacionale.

Në pranga kanë rënë dy nipërit e Agron Kapllajnat, i cili kandidon për deputet me partinë “Djathas 1912”, si edhe një tjetër.

Të arrestuarit:

Ledjan Kapllanaj – nipi i Agron Kapllanaj

Klaudio  Kapllanaj  – nipi i Agron Kapllanaj

Gerald  Kollçaku

Ngjarja

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme (15 prill) gjatë një operacioni të agjentëve të BKH-së dhe Forcave të Posaçme Operacionale në Qarkun e Fierit.

Raportohet se shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga të arrestuarit.

Incidenti ndodhi në aksin rrugor Fier – Patos, rreth orës 19:20 të mbrëmjes.

“Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.

Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.

Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, njoftoi policia mbrëmjen e së martës (15 Prill).

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko