Drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, Luan Tabaku, është paraqitur në SPAK paraditen e sotme (16 prill).

Paraqitja në SPAK vjen pas kontrolleve në banesë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Elbasan, pasi dyshohet se Luan Tabaku ka lidhje me bandën e Suel Çelës.

Burime bëjnë me dije se njerëz pranë Suel Çelës kanë përfituar tendera publikë nga shoqëria e Ujësjellësit Elbasan, e cila drejtohet nga Tabaku.

Pas kontrolleve, Luan Tabaku eshte thirrur sot ne SPAK per te dhene sqarime prane prokurorëve dhe agjenteve te BKH.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko