Skip to content

Ishte dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet elbasanlliu

Një 56 vjeçar është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

 

Në kuadër të aksionit të kapjes së personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar policia e Elbasanit pas një pune të mirëorganizuar arrestoi përkohësisht shtetasin O.Xh., 56 vjeç, nga Elbasani.

 

Sipas policisë 56 vjeçari është dënuar nga Gjykata e Brescias në Itali me 4 vjet e 5 muaj burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.