Biznesmeni Elman Abule është paraqitur mesditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Më herët, gjatë ditës ishte në SPAK edhe gruaja e tij, Marisa Nito.

Çifti ka lidhje me hetimet që po kryhen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjendet në paraburgim prej 10 shkurtit.

Gjithashtu edhe biznesmeni Abule u vu në pranga më 10 shkurt, në të njëjtën ditë me kryebashkiakun. Por, Apeli i GJKKO-së në seancën e datës 13 Mars, zëvendësoi masën e sigurisë në “arrest shtëpie” për biznesmenin Abule.

Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, së bashku me gruan Marisa Nito. Abule po hetohet për pastrim parash në dosjen e Veliajt, prej prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko