Skip to content

Kodrat e Dukatit nën pushtetin e flakëve, era e fortë po përhap me shpejtësi zjarrin

WhatsApp Image 2025 04 16 at 17.07.54 1024x768 1

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Dukat të bashkisë së Vlorës.

Zjarri ka përfshirë pishat në zonën e quajtur “proi i Dukatit” ku i ndihmuar dhe nga era e ngrohtë që fryn nga jugu ka bërë që të përhapet në një sipërfaqe të madhe.

Zjarrfikësit e Vlorës por dhe forcat nga ADZM kanë shkuar në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

Sipas zjarrfikësve dhe punonjësve që ndodhen në terren situa po përmirësohet dhe për pak kohë do të vendoset nën kontroll.