Këtë të enjte është rritur fluksi i shtetasve shqiptare që kalojnë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës për të festuar Pashkët në vendin tonë.

Mësohet se  vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga Greqia 4147 persona.

Ndërkohë më i ulët raportohet të jetë numri i qytetarëve që kanë udhëtuar drejt Greqisë. Sipas informacioneve te policisë kufitare,2426 qytetarë kanë dalë nga territori ynë në 24 orët e fundit.

Pavarësisht fluksit situata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është e qetë, qytetarët shprehen se nuk kanë patur probleme në udhëtimin e tyre as në doganën Greke as në atë shqiptare.

Fluksi i shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe kanë zgjedhur të festojnë në Shqipëri pritet të rritet gjatë ditëve në vijim.

Pushimet kanë zgjedhur ti kalojnë me familjarët dhe të afërmit e tyre në vendlindje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko