Skip to content

Kuvendi mblidhet në seancë, opozita sërish në protestë

Kuvendi do të mblidhet këtë të mërkurë në seancë plenare.

 

Në seancë do të miratohet raporti i i veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018 si dhe një sërë projektligjesh të tjera ndersa do te betohet dhe deputetja Amra Borova nga radhet e listave te LSI.

 

Ndërkohë PS në seancë pritet që të kërkojë dhe shtyrjen e reformës zgjedhore.

 

Por nga ana tjetër opozita edhe këtë seancë plenare do të protestojë para Kuvendit.

 

Në protestat e fundit kemi parë një përplasje mes protestuesve dhe policisë ndërkohë që edhe në këtë protestë pritet që të mos mungojnë tensionet.