Kryeministri Edi Rama, nga takimi me qytetarët në Burrel, është shprehur se zgjedhjet e këtij viti përcaktojnë jo vetëm kush do të qeverisë për katër vjet, por ku do të jetë vendi 30 vitet e ardhshme.

“Më 11 maj mund të luhen 30 vite sepse sot BE e ka hapur derën për Shqipërinë, nuk e kishin të hapur para ca kohësh”, tha ai.

Ndër të tjera, ironizoi kreun e PD-së, Sali Berisha, duke thënë “të imagjinosh të çosh bufin e kënetës të bëjë negociata është e pakonceptueshme, sa tu kujtohet kush është, mbaroi filmi i Shqipërisë.”

Rama: Më 11 maj kemi takim me historinë. Ka raste që zgjedhjet përcaktojnë jo vetëm kush do të qeverisë për katër vjet, por ku do të jetë vendi 30 vitet e ardhshme. Më 11 maj mund të luhen 30 vite sepse sot BE e ka hapur derën për Shqipërinë, nuk e kishin të hapur para ca kohësh. Nuk ishte hapur dera sepse nuk kishin vullnet për atë që e quajnë zgjerimi, se për mua është bashkimi.

Nëse më 11 maj nuk bëhet gjëja e duhur, por do të duhen nja 5 mandate për të shkuar këtu ku jemi. Kështu e thotë BE.  Larg qoftë, dera e hapur mund të mbyllet prapë. Vijnë momente si ai që erdhi në 2017, mandatin para Von Der Leyen ku thanë këto 5 vjet nuk ka zgjerim. Tani dera është hapur dhe ne na duhet të hyjmë brenda sepse kemi mundësinë reale për të hyrë brenda, sepse kemi planin në tavolinë. që në 2027 të mbyllin negociatat. Pastaj vjen procesi i ratifikimit në Parlamentet e vendeve të tjera dhe ne hyjmë në sallonin kryesor të BE-së.

Kështu që këto zgjedhje janë shumë pak me kë je me kë s’je, janë je për ta futur Shqipërinë në 2030, apo nuk je?

Të imagjinosh të çosh bufin e kënetës të bëjë negociata është e paimagjinueshme., sa tu kujtohet kush është, mbaroi filmi i Shqipërisë. Nga 2011 deri në 2013 nuk ka shkel njeri në Tiranë. Ne më 16 maj presim gjithë Europën këtu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko