Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët e Burrelit.

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, Rama dhe se sipas Bankës Botërore ne vendin tonë është regjistruar rritje e fortë e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Gjithashtu Rama tha se me ardhjen e tij në qeveri është përgjysmuar numri i familjeve me ndihmë ekonomike.

“Kur ne morëm detyrën kishim mbi 100 mijë familje në ndihmë ekonomike, sot numri i tyre ka rënë në afro 50 mijë , ndërkohë që fondi për ndihmën ekonomike është dyfishuar”, tha kryeministri.

Edi Rama: Sipas Bankës Botërore në vendin tonë ka rritje e fortë e PBB. Në 2023 varfëria ka rënën nën 20%. Duhet të kemi parasysh se po të shikojmë një tjetër element që është konsumi, varfëria është bërë shumë më relative nga se ka qenë.

Në Dibër, konsumi i familjes shqiptare është rritur me afro 35 përqind, në këtë periudhë të qeverisje sonë. Në qarkun e Dibrës konsumi është rritur me 11 .2 përqind dhe shpenzimet e konsumit me familjet me katër anëtarë janë rritur me 28 përqind, dhe më 5 anëtarë me 36 përqind.

Mandati jonë i pari ishte mandate i nxirjes së kokës nga toka. Ne kemi sot një buxhet të mbrojtes sociale që ka arritur në 300 mln euro.

Kur ne morëm detyrën kishim mbi 100 mijë familje në ndihmë ekonomike, sot numri i tyre ka rënë në afro 50 mijë , ndërkohë që fondi për ndihmën ekonomike është dyfishuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko