Miliona njerëz që vuajnë nga migrena mund të jenë në rrezik të shtuar të një goditjeje potencialisht vdekjeprurëse, sugjeron një studim.
Studiuesit finlandezë analizuan të dhënat shëndetësore nga më shumë se 1000 të rritur nën 50 vjeç dhe zbuluan se ata që vuanin nga dhimbje koke migrene kishin 70 për qind më shumë gjasa për një atak.
Migrena, zakonisht nuk konsiderohet si një faktor rreziku tradicional për urgjencën mjekësore. Megjithatë autorët tani kanë bërë thirrje që mjekët të pyesin pacientët për historinë e tyre të migrenës.
Ky studim i ri pason një rritje misterioze të goditjeve në tru në moshën nën 50 vjeç në vitet e fundit. Sulmet në tru tek meshkujt nën 39 vjeç janë rritur me gati një të katërtën gjatë dy dekadave të fundit – një prirje që i ka vendosur në dyshime shkencëtarët.
Në studimin e ri, studiuesit ekzaminuan faktorët e mundshëm të rrezikut për goditjet ishemike, ato që ndodhin kur një bllokim ndërpret furnizimin me gjak në tru, tek të rinjtë. Shkencëtarët, nga Spitali Universitar në Helsinki, ishin veçanërisht të interesuar për goditjet pa ndonjë shkak të njohur mjekësor të dukshëm si presioni i lartë i gjakut.
Për ta bërë këtë, ata studiuan 523 të mbijetuar nga infarkti dhe i krahasuan me 523 njerëz të shëndetshëm. Ata krahasuan faktorët tradicionalë të rrezikut për goditje në tru, si presioni i lartë i gjakut dhe ata “jotradicionalë” si migrena.
Shkencëtarët zbuluan se çdo faktor rreziku jo-tradicional lidhej me një rritje prej 70 për qind të rrezikut të goditjes në tru.
Në të kundërt, faktorët e njohur rrisin rrezikun e urgjencës mjekësore vetëm me 41 për qind. Ndërsa rritja tingëllon e madhe, rreziku bazë që një person të pësojë një goditje në tru është mjaft i ulët.
Studiuesit llogaritën se migrena me aurë – kur dhimbja e kokës vjen me shqetësime vizuale – ishin të pranishme në rreth 23 për qind të njerëzve që pësuan një goditje në tru.
Megjithatë, kjo u rrit në 46 për qind në mesin e një nëngrupi pacientësh me një sëmundje të zakonshme të zemrës të quajtur foramen ovale, e cila është vendi ku formohet një vrimë midis dhomave të sipërme të zemrës. Kjo vrimë është e pranishme tek të gjitha foshnjat ndërsa ato zhvillohen në mitër. Ndërsa normalisht mbyllet menjëherë pas lindjes, kjo nuk ndodh në rreth një në katër persona.
Vrima konsiderohet përgjithësisht e padëmshme, por pacientët me këtë gjendje dihet se janë në rrezik pak më të lartë për goditje në tru. Autorët pranuan kufizimet e studimit, duke përfshirë se ai ishte vëzhgues, që do të thotë se nuk mund të provojë drejtpërdrejt një faktor si migrena ishte përgjegjës për një goditje në tru. Të dhënat e përdorura në hulumtim, të publikuara në revistën Stroke , u raportuan gjithashtu nga pacientët në vend që të verifikoheshin në mënyrë të pavarur, gjë që mund të ndikonte në gjetjet.
Në fillim të këtij viti, një analizë e MailOnline e të dhënave të NHS zbuloi se goditjet në tru tek meshkujt nën 39 vjeç janë rritur me gati një të katërtën gjatë dy dekadave të fundit. Për krahasim, sulmet kërcënuese për jetën tek gratë e së njëjtës moshë janë rritur me vetëm 1 për qind.
Rreth 100,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar përjetojnë një goditje në tru çdo vit, shumica e të mbijetuarve mbeten me aftësi të kufizuara.
Simptomat e një goditjeje përfshijnë dispropocion të fytyrës, dobësi e krahut ku një person nuk mund t’i ngrejë plotësisht të dy krahët dhe problemet e të folurit./shendeti.com.al