Adratik Lapaj i koalicionit Lëvizja Shqipëria Bëhet, në një takim me qytetarët në Mollas të Elbasanit, duke prezantuar programin e tij është shprehur se parashikojnë hapjen e Bankës Kombëtare Agrare.

Lapaj tha se kjo bankë do të ketë objekt të saj financim deri në 100 milionë euro në vit për të gjithë fermerët, blegtorët, peshkatarët dhe bletërritësit.

“Sa nga ju janë dëshmitarë të mikrokredive, fajde të ligjëruara. Që merr 5 mijë euro dhe kthen nga 20 mijë. Me interes deri në 50%.  Do ta zhbëjmë këtë skemë. Do të hapim Bankën Kombëtare Agrare. Do të ketë si objekt të saj financim deri në 100 milionë euro në vit për të gjithë fermerët, blegtorët, peshkatarët dhe bletërritësit. Çdo fermer, blegtor do të ketë të drejtë të marrë kredi deri me 100 mijë euro me interes të butë deri 4%. Qëllimi i bankës do të jetë financimi juaj, jo fitimi i shtetit”, tha Lapaj.

Ndër të tjera foli edhe plehrat kimikë, duke thënë se nuk do të lejohet importi i tyre jashtë standardeve të BE-së. Ndërsa për fidanët dhe farat që dalin jo cilësore dhe nuk sjellin prodhim, Lapaj tha se do të merret përgjegjësi nga shteti.

“Ata që merren me bujqësi dhe blegtori në këtë zonë, apo bletari, a ju ka ndodhur të blini fara dhe fidanë pa cilësi dhe të mos prodhojnë. Pasi nuk ka dalë cilësor, ka ardhur kush të mbajë përgjegjësi? Sa herë ju ka ndodhur të merrni plehra kimik pa cilësi? Ka mbajtur kush përgjegjësi?

Ne parashikojmë në programin  që për të gjitha pikat që prodhojnë, importojnë dhe shesin fidanë dhe fara do të lidhin marrëveshje me shtetit shqiptar. Shteti do të përgjigjet ndaj cdo fermeri apo blegtori që i ndodh dëmi dhe kompanisë në fjalë ti marrë dënim, që e ka sjellë jashtë cilësisë. Në lidhje me plehrat kimikë, shteti nuk do të lejojë anjë kompani nëse nuk janë në standardet e BE-së sepse cilësua e tyre është cilësi në ushqim”, tha Lapaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko