Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho ishte sot në News 24 teksa foli për fushatën e 11 majit. Për Ola Brukon, Xhixho rrëfeu edhe si është kjo fushatë me kreun Ilir Meta në izolim tek 313.

Xhixho u shpreh se Meta mbetet një frymëzim për të gjithë në PL, edhe pas vendimit të tij për të kandiduar në listën e hapur.

Më tej zbuloi se Meta ka shkruar nga paraburgimi rreth 200 letra, drejtuar simpatizantëve dhe miqve të tij, disa prej të cilëve edhe janë prekur.

Xhixho: Gjithë izolimi i Metës ishte me qëllim dëmtimi i PL-së dhe për të mos pasur Metën në terren. Vendosja e tij në listë të hapur ka krijuar sensibilitet të jashtëzakonshëm. Të gjithë qytetarët e kuptojnë se Meta është në izolim ekstrem. Jemi duke punuar dhjetëfish për të siguruar mbështetjen për zotin Meta. Ka bërë grevë urie për listat e hapura. Kjo është beteja që po vazhdon në parlament.

Është garanci për demokracinë vota për Ilir Metën. Është politikan që na ka treguar se si është kujdesi për njerëzit. Do jetë deputeti më i votuar i qarkut Tiranë. Mbi 200 letra shkruan. Gjithashtu dhe ne. I ka shkruar çdo miku dhe përkrahësi. Kam parë burra dhe gra që janë prekur nga letrat e presidentit. Do i kthehet në bumerang kryeministrit Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko