Drejtuesi politik i PS-së Elbasan, Arbjan Mazniku ishte sot në News 24 teksa foli për fushartën e 11 majit. Mazniku u pyet nga moderatorja Ola Bruko edhe për kundërshtarët dhe praninë e LaCivita krah Berishës.

Mazniku thotë se programi i PD-së është një mishmash pa vijë ideologjike, teksa duken si premtime boshe të një force politike që e di se kurrë nuk do vijë në pushtet.

Sa i përket LaCivitas, Mazniku thekson se nuk ka magjistar që zëvendëson lidhjen e forcës politike me qytetarin.

Më tej shton se PS ka një plan konkret pune për probleme specifike të njerëzve.

Mazniku: Programi i PD-së është një mishmash pa vijë ideologjike. Një forcë që e di dhe vetë që nuk do vijë në pushtet mund të thotë çdo gjë, se e di që nuk do vijë në pushtet. Kanë bërë një skuadër jo qeverisëse, por opozite. Diferenca është që PS çdo angazhim e merr për ta realizuar. Diferenca se njëra forcë ka premtime elektorale, ata kanë plan pune.

Në Elbasan do marrim më shumë se 9 mandate. Në rang vendi do marrim më shumë se 79 mandate. Në mënyrë të jashtëzakonshme, besoj te lidhje e forcës politike me qytetarin. Nuk ka magjistar që zëvendëson lidhjen e forcës politike me qytetarin. Ne kemi mundësi të bëjmë biseda me secilën problem specifik të njerëzve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko