Kandidati i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, gjatë një takimi me banorët e Njësisë nr. 14 në Tiranë, ka vënë theksin te mungesa e infrastrukturës arsimore në këtë zonë.
“Sot pata kënaqësinë të takohem me qytetarët e Njësisë 14, të cilët denoncuan në mënyrë masive mungesën e çerdheve, kopshteve dhe shkollave në zonën e tyre. Është e papranueshme që në vitin 2025 fëmijët të mos kenë institucione arsimore bazë pranë shtëpive të tyre,” u shpreh Balliu në një postim në Facebook.
Ai premtoi se Partia Demokratike do të dyfishojë buxhetin për arsimin, duke garantuar që çdo njësi administrative të ketë çerdhe, kopshte dhe shkolla funksionale.
Postimi i Klevis Balliut:
📍Në njësinë 14 investimi në shkolla, çerdhe dhe kopshte do të jetë prioritet për ne.
📌 Sot në njësinë 14 pata kënaqësinë të takohem me 👥 qytetarët e kësaj zone, të cilët në masë denoncuan mungesën e çerdheve, kopshteve dhe shkollave 📚🏫🚸.
✅ Partia Demokratike garanton dyfishimin e buxhetit për arsimin 🏫, duke bërë të mundur që asnjë njësi mos të mbetet pa institucione arsimore si çerdhe, kopshte dhe shkolla🏫🚸.
🗳️VOTO PARTINË DEMOKRATIKE NË 11 MAJ