Drejtuesi Politik i Qarkut Fier, Gazment Bardhi, u takua me banorë dhe biznese në lagjen Mbrostar Ferko në Fier, të cilët i kanë shprehur ankesat në lidhje me mungesën e investimeve, ndërsa rrugët ishin si në mesjetë dhe nuk kishte as sistemimet ujërave të zeza.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan banorët më 11 Maj do të braktisin PS, siç i ka braktisur ajo për 12 vjet me radhë dhe do të votojnë për PD.
“Njerëzit e dinë se ka ardhur koha e ndryshimit!”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
😡 Në Fier, si në mesjetë!
❌Nuk ka dështim më të madh për një qeveri që për 12 vjet me radhë të mos bëjë asgjë për një komunitet aq të madh sa ai i lagjes Mbrostar Ferko në Rajonin 3, Fier. Me banorët e lagjes ndamë shqetësimin se prej vitesh tashmë ata jetojnë si në mesjetë.
🚨Vetëm 1 km nga qendra e Fierit ecëm në rrugë të paasfaltuara, mes pellgjesh të mëdha të ujrave të zeza, me plehra që i sheh kudo. Çfarë tradhtie për një komunitet që ka votuar PS për kaq shumë vite, të gënjyer nga kushdo prej pushtetarëve që u ka shkuar në derë!
✅Por ka një lajm të mirë nga banorët e zonës. Në 11 Maj do të braktisin PS, siç i ka braktisur ajo për 12 vjet me radhë dhe do të votojnë për PD. Njerëzit e dinë se ka ardhur koha e ndryshimit!
✅Partia Demokratike do t’i japë komunitetit në lagjen Mbrostër Ferko investimet që meriton dhe, njësoj si në qarkun e Fierit dhe gjithë Shqipërinë do të zbatojmë Paketën e Emergjencës!
🔹Asnjë pension nën 200 euro
🔹Rritje çdo vit e pensioneve me 20%
🔹 Rritje e pagës minimale në 500 euro
🔹Rritje e pagës mesatare mbi 1200 euro
🔹Ulje në 7 lek e çmimit të energjisë
🔹 Ulje e çmimit të karburantit deri në 40%
💶 Mirëqenia e shqiptarëve është objektivi ynë!
✅ Voto nr.1️⃣, voto PD! 🇦🇱✌️