Janë zbardhur emrat e personave të plagosur nga atentati me armë zjarri në Tiranë, të cilët u transportuan në spitalin e Traumës në Tiranë.
Objekt i sulmit ishte makina e kompanise te sigurise fizike “Pelikani security”.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se bëhet fjalë për shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, D. Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.
“Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thote policia.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.