Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (17 prill ) në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raporton se objekt i sulmit ka qenë një makinë ku po udhëtonin 4 persona.
4 personat mbeten te plagosur dhe u transportuan në spitalin e Traumes. Dy prej tyre jane në gjendje më të rëndë.
Mësohet se autorët kane qelluar me arme zjarri nga rrethrrotullimi i Shkozes, deri tek tregu i ri prane TEG.
Ndërkohë më pas autorët janë larguar dhe dyshohet se kanë ndjegur makinën në zonën e Lundrës.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur pika kontrolli me qellim identifikimin dhe kapjen e autoreve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.