Detaje dalin nga atentati me 4 të plagosur në Tiranë rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të enjtes (17 Prill) ku autorët dyshohet se kanë ndjekur mjetin tip G Class ku udhëtonin të rinjtë.

Ndjekja ka filluar nga rrethrrotullimi i Shkozës përgjatë autostradës deri te Tegu dhe më pas 4 të rinjtë për t’iu shmangur atentatorëve kanë shkuar drejt Lundrës.

Pika kulminante është kur autorët kanë qëlluar me breshëri ka qenë në autostradën pranë AgroPark.

Dyshohet se makina e të plagosurve në përpjekje për t’i shpëtuar plumbave ka shkuar deri në Lundër ku shoferi i G Class ka humbur ndjenjat.

Të rinjtë janë gjetur të plagosur brenda mjetit nga persona të tjerë që më pas i kanë dërguar në spital.

Të plagosurit janë Arenc Stafa, 34 vjeç, Kian Mullahi, 19 vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj, 11 dhe Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç ( nipi dhe djali të pronari i “Pelikani Security”).

Autorët e atentatit dyshohet se lëviznin me një automjet tip fuoristradë, ky dyshohet se brenda kanë qenë tre persona, të cilët pas atentatit janë larguar në drejtim të paditur.

LEXO EDHE: Atentati në Lundër/ Zbardhen emrat e 4 personave të plagosur, policia jep detaje: Mes tyre edhe dy të mitur

LEXO EDHE: Detaje nga atentati/ Një automjet u sulmua me armë zjarri, 4 të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë! Një ‘G Class’ gjendet me shenja plumbash

LEXO EDHE: PAMJET/Atentati ndaj 4 personave, autorët e ndoqën makinën deri tek rrethrrotullimi i Shkozës, më pas hapën zjarr, u plagosën 4 persona. Autorët dogjën makinën në Lundër

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko