Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, pati një fjalëmbajtje këtë të premte para studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit Juridik në universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës.

“Besimi dhe drejtësia janë elementë thelbësorë. Pa drejtësi nuk mund të ketë paqe, dhe pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci,”  kumtoi njeriu që Rama pretendon se i ka dhënë një shpatë, me anë të Reformës në Drejtësi, që të presë me të dhe koka nga të tij. Por që krahas shpatësn nuk po mban peshoren.

Dumani vlerësoi Reformën në Drejtësi, por pa ia atribuuar meritën atij që qeveris.

“Reforma në Drejtësi u realizua me ndryshimet thelbësore kushtetuese. SPAK është krijuar për të goditur fenomenet që dëmtojnë shtetin. Ne kemi treguar se ushtrojmë të drejtën ndaj çdo subjekti, pavarësisht lidhjeve me botën e krimit të organizuar apo me objekte të caktuara,” deklaroi thatë e ftohtë ai, pa tentuar të bëjë ndonjë replikë në distancë me kryeministrin lidhur me kritikat e këtij të fundit ndaj tij, shpërthyer pas arrestimit të Erion Veliajt. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko