Kreu demokrat Sali Berisha, ka deklaruar se një gjykatës ka urdhëruar hetimin e kryeministrit Edi Rama, lidhur me tokën në banesën e tij në zonën e Surrelit, për të cilën thotë se e ka marrë në kundërshtim me çdo ligj.
Ndër të tjera Berisha tha se Rama do të marrë përgjegjësi për ato “afera”, ndërsa iu drejtua duke i thënë se është i pashpresë.
Sipas ish-kryeministrit “SPAK janë bërë mbledhje urgjente. Sikur ra bomba dhe ky dilte pasdite dhe thoshte ‘burrë më të mirë se Altin Dumani nuk ka Shqipëria’ sepse duket do një ‘deal’ që ta mbyllë dosjen.”
Berisha: Ka dy muaj që nuk del para asnjë gazetari sepse i janë sosur gënjeshtrat. Nuk mund të përgjigjet për dështimet dhe vjedhjet e mëdha. Ka marrë 130 milionë euro të djegësit të Tiranës dhe nuk ka djegës.
Sarajet e tij në Surrel janë me themele dy herë më të gjata se sarajet e Enver Hoxhës në Tiranë, me një dallim, diktatori i regjistroi pronë shtetërore dhe në atë kohë lejohej të regjistrohej, por nuk ë bëri. Ky jo vetëm e ka në emër të vetë dhe që e ka ndërtuar duke pasur të deklaruara gjithsej 380 euro. Por ka një oborr 830 metra. Jo vetëm kaq, por tokën e ka marrë në kundërshtim me çdo ligj. Dhe këto janë kapur tani.
SPAK-i ia kaloi për ta shpëtuar Prokurorisë së Tiranës. Prokuroria e Tiranës i tha ‘jo s’është puna jonë. Kryeministri i përket SKAP-it’. E ktheu. Shkoi në gjykatë çështja. Një gjykatës guximtarë urdhëroi SPAK ta hetojë. Ka qenë dy ditë më parë. Në SPAK janë bërë mbledhje urgjente. Sikur ra bomba dhe ky dilte pasdite dhe thoshte ‘burrë më të mirë se Altin Dumani nuk ka Shqipëria’ sepse duket do një ‘deal’ që ta mbyllë dosjen. O Edvin, po le ta mbyllë 100 herë, toka është aty dhe të jesh i sigurt që 130 mln euro të djegësit të Tiranës, që vjedhjet e qindra milionë eurove të BE për fermerë, biletat 30 mijë euro për bileta futbolli, 30 mijë euro shishja, e shumë afera të tjera, do të të ndjekin përjetë. Në këtë aspekt, është i pashpresë. Asgjë nuk e shpëton.