Kreu i PD-së Sali Berisha ishte paraditen e sotme në Krujë teksa pati disa takime me qytetarët dhe bizneset.

Berisha: Krutanët i japin ujë në bisht të lugës atij. Taksat kanë qenë të larta. Shqiptarët paguajnë 9% të PBB TVSH, 6% paguajnë gjermanët dhe italianët. Janë vërsulur me taksa me çdo gjë. Ne kemi filozofinë tua kthejmë paratë qytetarëve dhe tua lëmë paratë biznesmenëve për të prodhuar më shumë. Kjo ka funksionuar. Brenda vitit të parë do kemi prodhim të madh. Made in Albania  synimi ynë kryesor.

Fermeri është në kushte të vështira. Edhe ato që i jepte BE i mori Edi Rama me AKBN. BE e kapi në flagrancë ministren e shëndetësisë që kishte abuzuar me 130 mln euro të dhëna për fermerin shqiptar. Ua shpërndante oligarkëve, rrethit të Edi Ramës. BE e ndërpreu ndihmën. Rama ishte bashkautor, Krifcën që do ngrinte akademinë e çobanëve, e mori këshilltare kryesore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko