Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në Krujë, ku pati takime me qytetarë dhe biznese. Gjatë një takimi me fasonët, Berisha tha se zv.kryeministrja Balluku ka patur në duar 12 mld euro për rrugët, të cilat i ka futur në xhep së bashku me Ramën.
Berisha shtoi se ato para do gjenden me ardhjen e PD-së në pushtet dhe do u kthehen shqiptarëve.
Sakaq, ai krahasoi edhe punët e PD-së pas 2005-ës kur për rrugët u shpenzuan 3 miliardë euro.
Berisha: 12 mld euro ka administruar zv.kryeministrja Balluku për rrugët. 2006- 2010 u ndërtuan 11 300 km rrugë dhe mijëra km në fshatra. Kushtuan gjithsej 3 mld e 800 mln euro. 12 mld ka administruar kjo me Ramën. Ku janë rrugët? Janë paratë në xhepat e tyre njëlloj si djegësi i Tiranës. Ato para do gjenden. Do gjenden dhe do u kthehen shqiptarëve. Kjo që them është garanci e madhe. Fondet ekzistojnë. Nuk mungon asnjë qindarkë. Zotohemi të vendosim ligjin. Por shteti duhet të jetë i pari që duhet të zbatojë ligjin.
U thoshte pensionistëve këta e kanë fajin se nuk regjistrojnë punëtorët. Po ku janë punonjësit më të paregjistruar? Në administratë shtetërore. Një model kanë, hajninë.