Sondazhi i “Euronews Albania” ka sjell për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda qarkut, të shpërndarë sipas popullsisë në 5 bashkitë përbërëse te kryeqytetit.

Sipas këtij projeksioni: Partia Socialiste do të merrte potencialisht 47.4% (+/- 2 %) ose përkthyer në 19 mandate.

Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD) do të merrte 30.7% (+/- 2 %) të votës së 11 Majit, përkthyer në 12 mandate.

Nisma –Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia potencialisht mund të merrnin 7.4 % (+/- 1.5 %) secila, praktikisht  pothuajse nga 2-3 mandate për secilin nga subjektet (minimalisht 5 të dyja).

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit do të merrte potencialisht 4.1 % (+/-1 %) të votës, pra 1 mandat në Qarkun e Tiranës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko