Ylli Manjani komentoi rezultatet e sondazhit të “Euronews Albania” lidhur me matjet e dyta politike për qarkun Tiranë para zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas tij, me këtë rezultat kandidatët e opozitës që janë në listë të hapur nuk marrin asnjë mandat, ndërsa PS është në rezultatin e zgjedhjeve të 2021.

Me këtë rezultat Ilir Meta do vazhdojë të rrijë te 313, Shpëtim Idrizi ka dalë në pension.LaCivita nuk fiton dot, madje me këtë rezultat edhe Trump e ka të vështirë…E ka sjellë Saliu, LaCivitan, na çmendi magjia, magjia, për 12 mandate. Listën e mbyllur, atë që ka vënë Saliu, kjo po ndodh, do fitojnë veç ata. Me këtë rezultat, Jordia, Shpëtimi, Meta marrin 30 mijë vota dhe nuk hyjnë në Parlament. Nuk janë te lista me 12 mandate, partia nuk i kalon 12 mandate. Ata të listës së hapur mund të marrin vota por këto shkojnë te lista e mbyllur. PS është në rezultatin e 2021”, tha Manjani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko